Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Shqipëri.
Zonja Osmani është ndalur në një restorant në Fishtë të Lezhës, ku ka shijuar gatimin tradicional të zonës dhe motin e ngrohtë që ka karakterizuar Shqipërinë ditëve të fundit.
Ndërkohë këtë fundjavë më shumë se 32 mijë qytetarë nga e gjithë Kosova kanë hyrë në Shqipëri.
Edhe pse në kohë pandemia, kjo nuk i ka ndaluar që ata të udhëtojnë drejte Shqipërisë. Të dy vendet së fundmi po shohin një përmirësim të lehtë për sa i përket Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.