Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 153 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në botë, nga të cilat më shumë se 19.5 milionë janë aktive, sipas të dhënave më të fundit nga faqja e internetit Worldometers.
Sipas faqes së internetit, 153.217.808 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me koronavirus deri më tani. Ndërsa 3.210.874 kanë humbur jetën.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë në numrin e pacientëve dhe vdekjeve me më shumë se 33 milionë infeksione dhe 590.733 vdekje.
Në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve është India me gati 20 milionë të infektuar dhe në vendin e tretë Brazili me mbi 14 milionë të infektuar, ndërsa vendet e tjera kanë më pak se gjashtë milionë raste të regjistruara të koronavirusit.
Sa i përket të vdekurve, Brazili është në vendin e dytë me 406.565 vdekje, dhe Meksika në vendin e tretë me 217.168 vdekje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.