Jo rrallë here në media është shkruar se politikanë të njohur nuk janë të mirëpritur në Kullën e Jasharajve në Prekaz.
Për këtë temë ka folur Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari.
Bekimi ka thënë në intervistën REPORTERI N’KOMUNA se të gjithë ata që nuk i kanë duart me gjak, qofshin edhe nga komuniteti serb janë të mirëpritur.
“Rifat Jashari e ka thënë në qershor të vitit 1999-tës, të gjithë ata edhe për komunitetin serb, që e ndiejnë vetën të pastër, që nuk i kanë duart me gjak janë të mirëseradhur, e lëre shqiptarët, e kushdo me ja mbyll vetes derën është çështje tjetër, përndyrshe ne si familje askujt asnjëherë derën mbyllë nuk ja kemi”, thotë Jashari.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.