Udhëheqësi ushtarak i Shtetit të vetëshpallur Islamik dhe ish- “krahu e djathtë” i drejtuesit të kalifatit Abu Bakr al-Baghdadi është arrestuar në Stamboll, sipas një deklarate të policisë, cituar nga media turke.
Sipas informacionit të disponueshëm, ai është një shtetas afgan, me emrin e koduar “Basim”, i cili u arrestua gjatë një hetimi policor në rrethin Atasehir të Stambollit, në anën aziatike të qytetit. Ai kishte mbërritur në Stamboll duke poseduar një pasaportë të rreme dhe u arrestua në 28 Prill, sipas agjencisë DHA.
Sipas mediave turke, “Basim” kishte ndihmuar al-Baghdadin të fshihej në provincën Idlib. Ai ishte gjithashtu drejtuesi i “krahut ushtarak” të organizatës xhihadiste, sipas NTV. “Basim” ishte zhdukur për muaj pas dëbimit të Shtetit Islamik nga Siria dhe Iraku në dhjetor 2017.
Abu Bakr al-Bagnadi u vra në vitin 2019 në një sulm të udhëhequr nga SHBA nga luftëtarët kurdë në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.