Një 32-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia greke, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në shtetin fqinjë. Krimi ka ndodhur në 23 dhjetor të 2020, kur i riu shqiptar kishte nisur një konflikt me fqinjët e tij, të cilët i akuzonte se po i “rripnin” nga paratë.
E shoqja e viktimës, ishte administratorja e pallatit ku jetonte shqiptari bashkë me nënën e tij, dhe ai besonte se ajo po merrte më shumë para për shërbimet sesa duhej.
Pasi konflikti kapi majën, i riu shqiptar shtoi në vendin e punës së viktimës, i cili ishte punonjës shëndetësor, dhe e qëlloi pas koke. Më pas trupin e pajetë e tërhoqi deri në makinën e tij në parking për ta lënë diku tjetër. Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në një parking nëntokësor disa kohë më vonë.
Pas krimit, autori kishte ardhur në Shqipëri por nuk ia doli që t’i fshihej drejtësisë greke. Pas kapjes, i riu befasoi më rrëfimin që bëri në Polici, ku deklaroi se: Mendova se më kishin bërë magji dhe doja t’i hiqja qafe. Po ashtu dyshohet se nëna e tij kishte dijeni se i biri kishte planifikuar krimin, dhe u përpoq ta ndalonte por nuk ia doli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.