Filozofi i shquar gjerman, Juergen Habermas tha dje se nuk do ta pranojë çmimin më të lartë letrar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
91-vjeçari, i cili konsiderohet filozofi më i shquar bashkëkohor i Gjermanisë, i tha faqes mediumit gjerman Spiegel Online se “Unë deklarova gatishmërinë time për të pranuar Çmimin e Librit Sheikh Zayed të këtij viti. Ky ishte një vendim i gabuar, të cilin unë e korrigjoj me këtë”.
Në deklaratën, të cilën botuesi i tij, Suhrkamp Verlag ia kaloi “Spiegel Online”, Habermas shtoi se “Unë nuk ia bëra të qartë vetes lidhjen shumë të ngushtë të institucionit, i cili jep këto çmime në Abu Dhabi, me sistemin ekzistues politik atje.”
Në faqen kryesore të Çmimit të Zayed Book thuhet se Habermas u emërua “‘Personaliteti Kulturor i Vitit’ 2021 në njohje të një karriere të gjatë që zgjat për më shumë se gjysmë shekulli”.
Gjithashtu thuhet se fituesve në secilën nga tetë kategoritë e çmimit u jepet një çmim prej 204,200 dollarë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.