Së fundmi është raportuar se shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
Në një prononcim për lajmi.net, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se edhe presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje.
“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtuar, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë Kupina.
Ai ka deklaruar se Kroacia tashmë e ka mohuar se ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim.
Kujtojmë se deri më tani ka pasur reagime nga OVL e UÇK-së dhe PDK-ja, të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe Qeverinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.