Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e sinqertë të Spanjës në ruajtjen e integritetit të saj territorial, tha Ministrja e Jashtme e Spanjës, Aranca Gonzalez.
Kjo temë u diskutua pas bisedës me homologun serb, Nikola Selakoviq në Madrid.
“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha ministrja në një konferencë të përbashkët shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjugut nëse spanjollët mbajnë pozicionin e tyre rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
Gonzalez vuri në dukje se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne duhet ta mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, tha ministri spanjoll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.