Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i arsyeton mosveprimet e tij me veprimet e të tjerëve.
Kështu u shpreh ajo përmes një postimi në Facebook, gjersa shtoi se Kurti tani e ka pushtetin që të veprojë.
“Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij”, tha ajo.
Postimi i plotë:
Kurti e ka pushtetin. Ende po i arsyetojnë mosveprimet e tyre me veprimet e të tjerëve. Nëse ke kundërshtuar Gjykatën Speciale parimisht, atëherë ardhja në pushtet është mundësi e zhbërjes së saj.
Tash, për të ilustruar më së miri transformimin pro Gjykatës, në qeverisjen e parë vendosi Shkëlzen Gashin, i njohur për qëndrimet kundër UÇK-së, si këshilltar.
Në qeverisjen e dytë shkoj një hap më tutje; vendosi në krye të MJ-së Donika Gërvallën, që ka deklaruar publikisht se ka dorëzuar dosje kundër luftëtarëve.
Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij.