Policia e Kosovës ka thënë se po vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimin e masave antiCOVID.
Kështu kanë deklaruar nga Policia përmes një postimi në Facebook.
“Masat dhe kufizimet janë vendosur me të vetmin qellim për të ndikuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë, andaj të angazhohemi të gjithë së bashku në ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e PK-së.