Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se deklarimet e sotme, të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, se kinse “…tre dëshmitarë e dëshmojnë që prokurori, Afrim Shefkiu, ju ka deklaru tre personave që akuzën ndaj deputetit Zeka e ka ngritur me urdhër të Presidentit Thaçi”, janë deklarime të pavërteta, dhe me tendencë ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë.
Tendencat e tilla të deputetit Zeka, kanë filluar menjëherë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër tij, me ç‘rast i njëjti e kishte kërcënuar prokurorin Shefkiu, gjë për të cilën, Prokurori i Shtetit ka hapur rast.
Prokuroria Speciale sqaron se aktakuza ndaj deputetit, Milaim Zeka, është ngritur në bazë të provave materiale që vërtetojnë bindshëm veprimet inkriminuese të tij, në lidhje me veprat penale, që i vihen në barrë.
Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur, i paanshëm dhe i ndërtuar mbi parime kushtetuese dhe ligjore dhe nuk ndikohet nga deklarimet e tilla, të paqëndrueshme dhe të pavërteta. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.