Projekti “Historia e shqiptarëve” ka bërë bashkë 15 historianë, arkeologë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë nisur punën për hartimin e saj në dy vëllime.
Lajmin është bërë i ditur nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
“Akademia e Shkencave ka nisur hartimin e ‘Historisë së shqiptarëve’, që do të finalizohen dy vëllime”, u shpreh ai.
Çfarë parashikon projekti?
Projekti ka në qendër rishikimin dhe botimin e dy vëllimeve, nga Mesjeta deri në Pavarësinë e Kosovës. Ai udhëhiqet nga akademikët Pëllumb Xhufi dhe prof. Neritan Ceka.
“Ky tekst është sintetik, që përfshin të gjitha periudhat që nga Antikiteti deri në vitin 1990. Synimi është që të bëhet një sintezë e plotë e të gjitha tezave të historianëve shqiptarë dhe të huaj”, shprehet drejtori i Institutit të Historisë në Shqipëri, historiani Beqir Meta.
Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë Kosovë, Sabit Syla, tregon arsyet se përse “Historia e shqiptarëve” do të përmbyllet me Pavarësinë e Kosovës, 17 shkurti i vitit 2008.
“Është një punë që nis që nga Antikiteti deri te Pavarësia e Kosovës në shkurtin e vitit 2007”, u shpreh ai.
Projekti synon që do ta çojë më tej historiografinë shqiptare.
“Historia e shqiptarëve”, i iniciuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pritet të përfundojë pas dy vitesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.