Certifikata e vdekjes së Princ Philipit ka deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të moshës së vjetër. Pallati Buckingham njoftoi se Duka i Edinburgut ndërroi jetë paqësisht në Castle Windsor më 9 Prill, por pa zbuluar më shumë detaje.
Mediat e huaja raportojnë se nuk është identifikuar asnjë sëmundje që mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij.
Philip kaloi një muaj në spital. Fillimisht u trajtua për një infeksion por më pas iu nënshtrua procedurës kirurgjikale.
Duka më pas u bashkua me Mbretëreshën në Kalanë Windsor, ku ata kaluan ditët e tij të fundit së bashku.
Philip ndërroi jetë dy muaj para përvjetorit të tij të 100-të në Qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.