Chelsea e ka eliminuar Real Madridin për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve. Blutë, në finale do të përballen me Manchester Cityn, do të jetë finale tërësisht angleze.
Chelsea i ka dhënë shkollë futbolli Real Madridit duke e mundur 2-0 në sfidën e kthimit në “Stamford Bridge”, për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Blutë ishin më kërkues që në minutën e parë, ani pse edhe Reali kishte shanset e veta.
Timo Werner realizoi për 1-0 në minutën e 28-të, pas një topi të kthyer nga shtylla pas goditjes së Havertz, që i zuri në ‘gjumë’ mbrojtjen e Realit.
Në pjesën e dytë, derisa Reali po e kërkonte golin e barazimit, linin shumë hapësira në mbrojtje, por futbollistët e Chelseat gabonin, megjithatë vetëm deri në minutën e 85’, kur Mason Mount realizoi për 2-0.
Kështu, Chelsea e mundi me rezultat të përgjithshëm 3-1 për t’u kualifikuar në finale ku do të përballen me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.