×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon me patrullime, apelon për respektim të masave kundër koronavirusit

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 0:02

    Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.Me këtë rast policia edhe njëherë ka apeluar për respektim të masave antiCovid, në mënyrë që sa më parë të kthehet normaliteti.


    “Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë. Kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Kujtojmë se ditëve të fundit është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me Covid-19.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të mërkurën se ka regjistruar katër viktima nga koronavirusi dhe 153 raste të reja pozitive.

    Rastet e vdekjes u regjistruan në komunat: Gjakovë, Mitrovicë, Prizren dhe Viti, ndërsa rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,474 mostrave.

    Shifra prej 153 i bie që 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

    Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 105,864, i viktimave në 2,195 dhe i të shëruarve në 96,322.

    Aktualisht, raste aktive janë 7,347.

    Fushata e vaksinimit në Kosovë rinisi të mërkurën, një ditë pas mbërritjes së 4,680 vaksinave Pfizer/BioNTech.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!