×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me kryediplomatin kroat

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 10:51

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryediplomatin kroat, Gordan Grlic-Radman.


    Ky takim ka qenë i mbyllur për mediat.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

    Fillimisht ai është pritur në takim nga homologia e tij kosovare, ministrja e MPJ-së, Donika Gërvalla.

    Pas takimit ministri ka deklaruar se do të përkrah heqjen e vizave për kosovarët dhe dialogun me Serbinë, por që shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!