Është tensionuar tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të opozitës që ta lëshojnë sallën.
Dyshohet se sherri ka nisur mes deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi e Ardian Kastrati të cilët janë përplasur me ministrin Faton Peci, shkruan Reporteri.net.
Klan Kosova raporton se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”.
Më pas në përplasje janë përfshirë Memli Krasniqi e Hajdar Beqa i PDK-së.
E gjithë përplasja ka ardhur pas fjalimit të Ministres, Donika Gërvalla, e cila tha se korrupsioni s’është shpikje e Qeverisë por e PDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.