×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja në Kuvend: Hajdar Beqa i PDK-së shtyn ministren Nagavci

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 12:27

    Një situatë e tensionuar është krijuar sot mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë Kurti 2.


    Lëshimi i sallës nga deputetët e opozitës bëri që kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, të kërkojë 15 minuta pauzë, shkruan Reporteri.net.

    Po situata u tensionua në hyrje të sallës së Kuvendit teksa deputetët po dilnin nga aty.

    Është deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ai i cili u përplas me deputetët dhe ministrat e VV-së.

    Në video shihet Beqa teksa shtyen fort ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!