Manchester United shkon në Romë për ta konfirmuar kualifikimin pas fitores së thellë në shtëpi, Arsenali e synon përmbysjen ndaj Villarrealit në gjysmëfinalen tjetër.
Pas Ligës së Kampionëve, tash është radha e Ligës së Evropës.
Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në futbollin evropian.
Manchester United ka shkuar në Romë për ta konfirmuar kualifikimin në finale, shkruan Gazeta Express.
Kjo pasi “Djajtë e Kuq” e fituan bindshëm me rezultat 6:2 duelin e parë gjysmëfinal, të luajtur javën e kaluar në “Old Trafford”.
Prandaj, duket thuajse e pamundur që romakët ta përmbysin rezultatin, edhe pse do të tentojnë me të gjitha forcat.
Ndërkohë, dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai në mes të Arsenalit me Villarrealin.
Spanjollët e fituan lojën e parë 2:1 dhe shkojnë në “Emirates Stadium” për ta ruajtur këtë avantazh.
Nga ana tjetër, “Topçinjtë” e kanë synim përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në finalen e 26 majit, ku mund të përballen pikërisht me ekipin tjetër anglez, Manchester United.
Ndeshjet e sontme gjysmëfinale të Europa Leagues do të fillojnë në orën 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.