×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarët kthehen mbrapsht në Qafë Thanë, nuk kanë plotësuar karantinën 14 ditore

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 14:20

    Qytetarët shqiptarë të cilët udhëtonin drejt shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut janë kthyer mbrapsht sot në doganën e Qafë Thanës pasi nuk kishin plotësuar karantinën 14 ditore nga data e hyrjes në Shqipëri.


    Ata thonë se ky vendim u ka sjellë probleme, deri edhe në humbjen e vendit të punës.

    “Duhet të shkoja në Maqedoni, nuk kaloj për shkak të karantinës”.

    “Nuk kalojmë për shkak të karantinës, thonë 14 ditë. Duhen edhe 3-4 ditë. E kam të domosdoshme se kisha vendin e punës”.

    Ndërkohë vendi jonë hoqi një ditë më parë karantinën e detyrueshme 2 javore për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia të cilën e vendosi me propozim të Komitetit Teknik të Ekspertëve me 19 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!