×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Letrat e Edi Ramës për dialog, flet Sali Berisha

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 8:17

    Kryeministri shqiptar Edi Rama i është drejtuar dje me një tjetër letër kryetarit demokrat Lulzim Basha duke e ftuar sërish për të nisur, pa humbur kohë, një dialog pa kushte.


    Sali Berisha në “Opinion” i ka komentuar këto letra. Sipas tij, Rama me këto letra tregon se e do shkatërrimin e opozitës, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin si bastard.

    Së pari duhet të kemi parasysh se duke lexuar dy letrat e tij, ju gjeni se ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë në Shqipëri dhe në planet që nuk ndien asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar. Që gjithçka e projekton e nxjerr tek kundërshtari, e para kjo njëherë… Asnjë njeri nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi. Unë kam besim se çdo njeri normal e ka të qartë se çfarë do të thotë futja e bandave në zgjedhje”.

    “Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin tek kundërshtari, të ftosh me vrer kësaj i thonë të ftoj duke vjellur vrer ndaj kundërshtarit. Ai aty i shpall luftë opozitarëve, ai kthehet në instinktin e hakmarrjes atërore. Nuk mundët kurrë një kryetar qeverie të thotë se është ogur i mirë shkatërrimi i këtij grupi”.

    “Ai ka këtë koncept për opozitën. Imagjinoni shqiptarë se çfarë keni kryeministër, keni një bastard të etërve të tij mizrë që e mbajtën vendin. Çdo opozitar duhet ta ketë të qartë se kë ka përballë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!