Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i vlerësoi vaksinat ruse, duke thënë se janë po aq të besueshme sa armët kallashnikov.
Ai thotë se këtë e ka thënë një specialist evropian.
“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh. Janë të azhornuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov.
Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kallashnikovi”, tha Putin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.