Rasti i përdhunimit të një të miture nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në Greqi. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Asoss dhe familja shqiptare ishte e përbërë nga katër persona, dy prindërit dhe fëmijët.
Mediet greke shkruajnë se e mitura 17-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj shkoi në komisariatin e policisë në Vrachati dhe denoncoi se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 12 vjeç.
E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku ndaluan 45-vjeçarin, babain e të miturës.
Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.
Raportohet se kohët e fundit 45-vjeçari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati./TCh/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.