×
  • Sport
  • Sport

    Vdes ish-portieri i PSG-së

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 14:35

    Futbolli francez u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të ish-portieri të PSG-së, Christophe Revault.


    49-vjeçari, i cili së fundmi ishte trajner i Le Havre në Francë, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

    Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së tij që vjen në një moment krejt të papritur dhe e bën edhe më të dhimbshme këtë humbje, teksa hetimet për të zgjidhur këtë ngjarje vazhdojnë.

    Revault u rrit në akademinë e Le Havre dhe qëndroi atje në periudhën 1992-97.

    Më pas PSG e pikasi dhe e bleu për 2 milionë euro, por aventura në kryeqytet për Revault vazhdoi vetëm një sezon, për të kaluar më pas te Toulouse, ku luajti për plot 6 sezone.

    Më pas u kthye te Le Havre për të mbyllur karrierën dhe fitoi Ligue 2 në vitin 2008.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!