×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikanët fjalime, punëtorët në këmbë, reagon Haradinaj: Bile ta kishin pasë nga një ulëse…

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 10:52

    Kryeministrit Ramush Haradinaj i ranë në sy punëtorët e kompanive të ndërtimit që po qëndronin në këmbë derisa po mbahej ceremonia e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit, mëngjesin e së premtes.


    Teksa politikanët – zyrtarë komunal dhe qeveritar – po qëndronin ulur në karrige gjatë kësaj ceremonie, punëtorët që do ta ndërtojnë rrugën e qytetit të Deçanit qëndronin në këmbë, prapa foltores së improvizuar.

    E kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se do të ishte mirë për organizatorët që punëtorëve t’ia ofronin nga një ulëse secilit.

    “Spo e di, për këta punëtorët, a janë të kënaqur që na me fol ma gjatë apo po e shkurtojmë që ju me ja nis punës. Bile me ia pas qit nga një ulëse, se ata kanë me nejtë boll [në këmbë]”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se fillimi i punimeve për ndërtimin e rrugës së qytetit të Deçanit është një ngjarje e mirë.

    “Edhe unë i gëzohem përparimit, projekteve në Komunën e Depanit. Infrastruktura së pari e lehtëson jetën, i lidh njerëzit dhe e bën më të shpejtë e më të saktë jetën”, ka deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!