Zinedine Zidane ka refuzuar sërish të konfirmojë se do të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit edhe pas këtij sezoni.
Ani pse ka edhe një vit kontratë, ka spekulime se ai mund të largohet dhe këto spekulime i rrit edhe vet francezi, që refuzon të diçka më shumë, duke lënë të hapur mundësinë e largimit.
“E ardhmja? Do të përfundojmë sezonin. Ajo që mund të them është se gjithmonë do ta bëj shumë të lehtë për klubin, sepse më ka dhënë gjithçka. Do ua bëj shumë të lehtë. Por çështja aktuale është të mbyllim në mënyrën e duhur sezonin dhe të bëjmë mirë në 4 ndeshjet e mbetura”, u shpreh ai.
“Pjesa tjetër është “bla bla bla”. Nuk dua t’i hap klubit probleme, do të përqendrohem në katër ndeshjet e fundit dhe pjesën tjetër do e shohim më vonë”.
Derisa duke folur për ndeshjen me Sevillën, që mund të jetë shumë vendimtare për titull, Zidane tha:
“Sevilla është një ekip ndryshe. Do të jetë e vështirë ndaj tyre, ata kanë treguar se janë një ekip shumë i mirë. Edhe ata janë në garë për La Ligan”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.