Pjesë nga një raketë kineze rakete pritet të bien përsëri në Tokë gjatë ditës së sotme ose nesër.
Ende nuk dihet se ku do të bien pjesët e pakontrolluara të raketës kineze, megjithëse thuhet se ato mund të digjen sapo të prekin atmosferën e Tokës, raporton bbc.
“Mbesim me shpresë se do të shkojë në një vend që nuk do ta dëmtojë askënd”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA’së, Lloyd Austin.
“Shpresojmë në oqean, ose diku tjetër”, shtoi ai.
Ekspertë të ndryshëm të modelimit të mbetjeve hapësinore tregojnë se të shtunën vonë ose të dielën në mëngjes si moment më të mundshëm të rënies.
Sidoqoftë, parashikime të tilla nuk janë vërtetë të sigurta pasi edhe në të kaluarën deri në momentin e fundit nuk është ditur se çfarë do të ndodhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.