Një djalë 4 vjeçar kosovar me banim në Zvicër është zhdukur që nga dje.
Zeneli po luante të enjten pasdite me nënën dhe fëmijët e tij të tjerë në një shesh lojërash në Wildegg kur papritmas u nda nga nëna e cila menjëherë ka lajmëruar Policinë, raporton 20 minuten.
Policia dhe zjarrëfikësit nuk kanë ndalur kërkimet dje deri në mesnatë. Po ashtu, një helikopter me kamera termike të imazhit fluturoi mbi këtë zonë.
Ekziston frika se 4 vjeçari mund të ketë rënë në ndonjë lum apo liqen pasi që ka shumë të tillë në atë zonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.