×
  • Lajme
  • Botë

    Putin: Vaksina ruse Sputnik është e besueshme sikur AK-47

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 10:34

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se vaksinat antiCOVID “Sputnik” janë të besueshme sikur arma Kallashnikov.


    Ky koment i Putinit u bë gjatë një video konferencë të mërkurën me zëvendëskryeministren Tatyana Golikova, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

    Konferenca u mbajt pasi zyrtarët shëndetësorë të vendit krijuan një dozë të re të vaksinës Sputnik V të quajtur Sputnik Light.

    Krahasimi i Putinit i referohej armës së epokës së Bashkimit Sovjetik që mbetet e njohur dhe e përdorur gjerësisht edhe sot.

    Vaksina Sputnik V funksionon në një mënyrë të ngjashme me të tjerat të zhvilluara nga Oxfordi si  AstraZeneca dhe Janssen, Johnson & Johnson.

    Sputnik përdor një virus të tipit të ftohtë, i dizajnuar për të qenë i padëmshëm, si një bartës për të dhënë një fragment të vogël të koronavirusit në trup.

    Kritikët e administratës Putin ishin skeptikë kur vaksinës iu dha miratimi i shpejtë rregullator në Moskë vitin e kaluar, por provat e fazës së vonë kanë zbuluar se ofron nivele të larta mbrojtjeje kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!