×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe për qarkun e Beratit

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 13:20

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, duke kërkuar kështu shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre për qarkun e Beratit.


    Nga zgjedhjet e 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka siguruar asnjë mandat në Berat. Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS, e cila ka siguruar 5 mandate ka qenë shumë e vogël, që për pasojë ngrenë mundësinë e manipulimit të votave.

    Disa ditë më parë, LSI ka ankimuar edhe për të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!