×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për aferën me fajde: Jam i tmerruar, Veseli është viktimë e këtij maskarallëku

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 13:11

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se skandali i fundit ku u përmend edhe emiri i kreut të Kuvendi, Kadri Veseli si i përfshirë në aferën e fajdeve, është maskarallëk.


    Sipas kreut të shtetit Veseli është viktimë e këtij maskarallëku.

    “Hetuesia duhet ta kryej punën e vet. Jam i tmerruar me mashtrime dhe përgjime dhe keqpërdorimet e emrave publikë tash e një kohë të gjatë se fundmi edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli”.

    “…ai shquhet edhe për pastërtinë e tij dhe për moralin dhe etikën e tij të punës dhe hetuesia duhet ta kryej punën e vet sepse po shihet që ai veç është një viktimë e maskarallëkut”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!