×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimet me bombë, Prokuroria Speciale jep detajet e para

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 14:04

    Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu në një prononcim para mediave ka dhënë detaje për telefonatën kërcënuese që i është bërë Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës.


    Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas telefonatës është evakuuar i tërë stafi nga këto dy ndërtesa, shkruan Reporteri.net.

    “Sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë pranu një telefonatë ku kanë marrë një kërcënim.  Në telefonatën e njëjtë është përmendur se Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Speciale, po duke pas parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne prokuroria speciale kemi marrë kërcënim që mund të ketë bëjë me Prokurorinë Speciale”, shtoi ai.

    Ndryshe pak më parë nga policia e Kosovës është konfirmuar se ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me rastin dhe se janë në kërkim të provave.

    Kujtojmë se personeli nga të dy objektet Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Speciale ishin evakuuar menjëherë pas dyshimeve për mjet shpërthyes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!