Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbia ka përgatitur masa të ashpra si kundërpërgjigje ndaj takës për mallra serbe që është vendosur nga autoritetet kosovare nëntë muaj më parë, transmeton Reporteri.net.
Vuqiç deklaroi se me ato masa do të shkohet në Samitin e Parisit që do të mbahet më 1 korrik.
“Ne kemi përgatitur disa masa dhe do të kemi kujdes që ato mos t’i prekin serbët e Kosovës, sepse janë të kufizuara, por shumë të forta dhe të ashpra. Nuk do t’i vëmë në zbatim deri në përfundim të Samitit të Parisit”, tha Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit serbë të Kosovës.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shtoi se në seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën që pritet të mbahet më 29 maj do të flasë për lëvizjet e ardhshme në lidhje me Kosovën, por që ai nuk do të paraqesë plane taktike sepse kjo do të ishte e palogjikshme. /Reporteri.net