Juventusi dështoi në ndeshjen “big” për zonën Champions ndaj Milanit dhe tani e sheh veten në vendin e pestë, me dy pikë më pak se Napoli. Andrea Pirlo, i vënë në kryq për shkak të një sezoni kaq të dobët, deklaroi që nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
“E kisha parë mirë ekipin, ishim stërvitur me përqendrim, të bindur se do të zhvillonim një ndeshje të shkëlqyer. E filluam mjaft mirë, pastaj ngadalë episodet ndryshuan gjërat. E vështirë për t’u shpjeguar, shumë përbërës nuk shkuan si duhet. Kur të jemi me mendje më të kthjellët, do të japim vlerësimet më të drejta. Nuk po mendoj të hiqem qafe, e mora punën me shumë entuziazëm. E dija që po përballesha me vështirësi. Mendoj se mund të bëj më mirë, mund të dal nga vështirësitë së bashku me ekipin. Për sa kohë më lejohet, do ta bëj punën time”.
Trajneri më pas reflektoi në skuadrën në dispozicion të tij, duke thënë se ai duhej të përshtatej në situata të caktuara, si seria e dëmtimeve që e kufizuan ekipin gjatë 2021.
“Mendova se kisha në dispozicion një skuadër ndryshe dhe u përpoqa të punoja mbi disa parime. Pastaj duhej të përshtatesha me gjërat që ndodhën. Grupi nuk është rezistent ndaj ndryshimeve, por të bësh gjëra të tilla me këta lojtarë është shumë të vështira. Nëse nuk kam qenë në gjendje të marr më të mirën prej tyre, është faji im, unë marr përgjegjësitë.
Ne folëm shumë për reagimet, kanë ndodhur shumë gjëra. Krenaria nuk duhet të mungojë kurrë për të nderuar fanellën deri në fund. Klubi ishte afër meje, gjërat që ndodhën jashtë fushës nuk ndikuan në dhomën e zhveshjes. Nëse nuk kemi arritur rezultate është vetëm faji ynë, në veçanti imi, si trajner i kësaj skuadre”.