×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Meta personazh grotest. Do konsultohemi me PD për presidentin e ri

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 10:31

    Kryeministri Edi Rama në takim me deputetët e Partisë Socialiste nga Pallati i Brigadave tha se me Ilir Metën dhe partinë e tij LSi nuk do ketë asnjë lloj bashkëpunimi gjatë qeverisjes në mandatin e tretë. Ai tha se shkarkimi i tij nuk është krejtësisht në dorë të PS, por: Do bëjmë ç`është e mundur.


    Edi Rama shtoi se për zëvendësuesin e Ilir Metës do të konsultohet me Partinë Demokratike.

    Edi Rama: Me Ilir Metën dhe Partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra. Një personazh grotesk që turpëron çdo shqiptar me sjelljen e tij nuk mund të përfaqësojë më shqiptarët. Shkarkimin e tij nuk e kemi krejtësisht në dorë, por do bëjmë ç`është e mundur. Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në varësi se si do të shkojë ky proces ne do të konsultohemi me PD për presidentin e ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!