Eksperti më i lartë i qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, njoftoi se udhëzimet për mbajtjen e maskave brenda do të ndryshohen së shpejti.
Si mysafir në ABC News, Fauci, kur u pyet nëse është koha për të filluar lehtësimin e kësaj mase, u përgjigj pozitivisht, raporton CNN, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, tha Fauci.
Ai njoftoi se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të azhurnojë udhëzimet e saj sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.