Policia e Kantonit të Aargaut ka njoftuar pasditen e të premtes se ka gjetur trupin e pajetë të vogëlushit të shpallur të humbur, Zenel M. Ai është nxjerrë në Wilnahern nga lumi Aare.
Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-Wildegg AG, shkruan albinfo.ch.
Të enjten mbrëma u zhduk një djalosh 4-vjeçar, me emrin Zenel M. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të së enjtes dhe të premten.
Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Wildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte zhdukur, shkruajnë mediat zvicerane përcjell albinfo.ch.
Aty afër ishte edhe një lum dhe policia dyshonte se mund të kishte rënë në të, pasi nuk gjendej askund. Madje, ishin përdorur edhe helikopterët për të gjetur djaloshin 4-vjeçar.
Kërkimi vazhdoi të premten dhe është gjetur i vdekur nga punëtorët e shpëtimit.
Detajet tjera do të jepen më vonë…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.