×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon Vuçiqit: Reflekto!

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 15:34

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se pas Samitit të Parisit do të ndërmarrin masa të ashpra ndaj Kosovës si kundërpërgjigje për taksën ndaj mallrave serbe. 


    Kryeministri i Kosovës i ka thënë presidentit serb se është koha që ai të reflektojë, shkruan Reporteri.net.

    “Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje.

    Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku.
    Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok” shkruan Haradinaj në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!