Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po jep rezultat, gjersa shtoi se kjo reformë po ecën hap pas hapi.
Në aktivitetin për Ditën e Drejtësisë, diplomatja amerikane tha se SHBA do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë.
“Shpresoj që ta keni ditur se sa herë kemi zhvilluar biseda të vështira këto gjëra kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dua t’ju falënderoj për këtë. Reforma në Drejtësi po jep rezultat. Prandaj jemi mbledhur këtu sot se në 10 maj të 1913 dekretoi aktin e parë ligjor të Shqipërisë të sapo pavarur. 108 vjet më vonë Shqipëria ka një kornizë të plotë ligjore. Ne dua që ju të keni sukses, ne e dimë që ju mund të keni sukses. Shpresoj ta dini që Shtete e Bashkuara do t’ju mbështesin përgjatë çdo hapi, do jenë me ju krah për krah, ndërsa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri,” tha Kim, raporton ABC News. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.