Gjermania ka rekomanduar vaksinimin me Johnson & Johnson për të gjithë të rriturit, duke eliminuar kështu një sistem prioritar që përcakton se kush do të marrë dozat e para. Shumica e personave mbi 60 vjeç do të vaksinohen deri në qershor, sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë Jens Spahn.
Përkundrazi, të rinjtë mund të zgjedhin se më cilën vaksinë duan të vaksinohen. Spahn theksoi se 10 milion doza të vaksinave Johnson & Johnson do të shpërndaheshin gjatë qershorit dhe korrikut.
Gjermania fillimisht kishte rekomanduar AstraZeneca vetëm për të moshuarit pas shqetësimeve se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku. Agjencia Europiane e Barnave ka thënë që mpiksjet e gjakut duhet të renditen si një efekt anësor i rrallë i Johnson & Johnson dhe AstraZeneca por që përfitimet tejkalojnë rreziqet.
Të dy vaksinat përdorin të njëjtën teknologji vektoriale adenovirus, ndryshe nga BioNTech / Pfizer ose Moderna, të cilat janë vaksina ARN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.