Më shumë se 15 milionë njerëz në Angli kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë kësaj të hënë u realizuar 233, 651 vaksinime ndërsa që nga muaji dhjetor në të gjithë vendin janë vaksinuar 44, 683,075 persona.
Ndërkohë deri më tani 29, 651,554 persona kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid.
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries është shprehur se rezultatet për situatën epidemiologjike janë pozitive, por bën thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim për të shmangur përhapjen e virusi, transmeton Abc News.
Rastet e reja, shtrimet në spitale si edhe numri i viktimave duket se janë në rënie, ndërsa vaksina ka luajtur rolin e saj pozitiv dhe se rreziku i alarmit është ulur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.