Dhuna që ka shpërthyer në Jerusalem dhe në Gaza po dokumentohet përmes syrit të kamerave. Pamje shqetësuese ka publikuar gazeta britanike, The Guardian.
Në një video të përmbledhur me pamje nga lokacione të ndryshme, një ushtar rrëzon një protestues të paarmatosur dhe fillon ta godasë shpejt e në mënyrë të përsëritur me grusht në kokë, përderisa i rrëzuari e mbulon kokën për t’u mbrojtur nga goditjet.
Një polic i rri te koka protestuesit, ndërsa një ushtar tjetër e godet me shqelm në kokë, shkruan Gazeta Express. Gjatë pamjeve shihen edhe protestues të tjerë duke hedhur gurë, punëtorë të ekipeve emergjente duke bartur persona të lënduar, shpërthim të shok-granatave në xhami dhe fluturim të raketave në qiell.
Në pamje tjera të brenda së njëjtës video shihet një skenë kaotike e njerëzve dhe një pus uji që ka marrë ngjyrë të kuqe nga përzierja me gjak.
Paralajmërim: Pamjet e mëposhtme përmbajnë skena dhune dhe nuk preferohen për persona të njdeshëm dhe fëmijë nën moshën 16-vjeçare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.