Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar katër të vdekur dhe 50 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus atje që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.803, prej të cilëve 2.420 persona kanë vdekur.
Gjithashtu janë shëruar 1.020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119.061 dhe raste aktive aktualisht janë 10.322.
Ndërkohë, janë kryer edhe 2.956 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 663.228 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi 612.959 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.