×
  • Sport
  • Sport

    Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës: Llapi – Dukagjini

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 8:22

    KF Llapi dhe KF Dukagjini do të luajnë përballë njëra tjetrës në finalen e Kupës së Kosovës këtë sezon.


    Me fillim nga ora 20:45 zhvillohet edhe ndeshja e madhe mes Llapit dhe Dukagjinit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Rrugëtimi i Llapit deri në finale ka qenë mjaftë i vështirë, ku ka mposhtur skuadra të mëdha sikurse Ballkanin, Trepçën 89′ dhe Prishtinën.

    Në anën tjetër, Dukagjini ka fituar përballë 2 Korrikut, Drenicës dhe Istogut.

    Garat evropiane kanë qenë një synim i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, që një kohë të gjatë, ndërsa Dukagjini dëshirojë të shkruajë historinë e klubit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!