Të paktën 35 palestinezë, midis të cilëve edhe 10 fëmijë, si dhe pesë izraelitë humbën jetën në përleshjet e reja midis Izraelit dhe palestinezëve, kumtuan autoritetet shëndetësore.
Që herët në mëngjes po dëgjohen sirenat në Tel-Aviv dhe disa shpërthime.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi se do t’i intensifikojë sulmet mbi Gazë, derisa përfaqësuesi i OKB-së për Lindjen e Mesme bëri thirrje për armëpushim dhe paralajmëroi se “shpenzimet e ushtrisë i paguajnë njerëzit e zakonshëm”.
Në qytetin Lod është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të konfliktit, të cilin autoritetet e përshkruajnë si luftë qytetare.
Për pasdite (ora 15 sipas kohës sonë) është caktuar seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë së KB-së në të cilën do të bisedohet për përshkallëzimin e konfliktit izraelito-palestinez. Takimi është inicuar nga Kina, Tunizia, Norvegjia, Franca, Estonia, Irlanda, Shën Vinsenti dhe Grenadini, Nigeria dhe Vietnami, zbulojnë diplomatët.
Në takimin paraprak të hënën, Këshilli i Sigurisë së OKB-së nuk arriti të dakordohet për deklaratë të përbashkët.
Ndërkohë, në qytetin Lod është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa prefekti Zhair Revivo gjendjen e ka përshkruar si “luftë qytetare”. Trazirat janë shkaktuar nga djegia e djeshme e sinagogës në aeroportin izraelit Ben Gurion, për shkak të konfliktit midis banorëve arabë dhe hebraikë. transmeton Bi-Bi-Si. Banorët arabë pretendohen se kanë përdhosur një sinagogë në qytetin Lod, 15 kilometra në juglindje të Tel-Avivit dhe e kanë djegur. Janë djegur edhe dhjetëra makina dhe janë thyer vitrina të dyqaneve. Të paktën 12 persona janë lënduar.
Konfrontime serioze ka edhe në Akri, në pjesën veriore të Izraelit dhe në Jafa, afër Tel-Avivit.
Izraeli herët në mëngjes ka kryer qindra sulme ajrore mbi Gazë, derisa grupet militante palestinezë kanë shtënë raketa drejt Tel-Avivit dhe Bershebës.
Sirenat të cilat paralajmërojnë për sulm ajror janë lëshuar në Tel-Aviv herët në mëngjes.
Kanë shpërthyer disa shpërthime, vetëm disa minuta pasi Hamasi bëri të ditur se janë gjuajtur më shumë se dyqind raketa drejt Tel-Avivit, si përgjigje në sulmeve ajrore izraelite mbi enklavën bregdetare palestineze.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë bëri të ditur se sulmet mbi Gazë do të intensifikohen, të cilat nga e hëna janë drejtuar ndaj rreth 500 pozicioneve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.
“Ky operacion do të zgjasë një kohë, por ne do t’ua kthejmë sigurinë qytetarëve të Izraelit”, premtoi Netanjahu.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Hamasit Fauzi Barhum deklaroi se Hamasi nuk do të tërhiqet dhe do të kundërpërgjigjet në çdo sulm izraelit.
“KB-të bëjnë thirrje për zgjidhjen e konfliktit: “Menjëherë ndaloni zjarrin. Përshkallëzojmë drejt një lufte të plotë. Liderët e të gjitha palëve të ndërmarrin përgjegjësi për deeskalim”, porositi përmes Tuiterit deputeti i OKB-së për Lindjen e Mesme Tor Uenesland.
“Shpenzimet e luftës në Gazë janë marramendëse dhe i paguajnë njerëzit e zakonshëm. OKB punon me të gjitha palët që të kthehet paqja. Menjëherë ndaloni dhunën”, ka shkruar ai.