Ka filluar varrosja e viktimave të sulmeve izraelite në Gaza. Në rrjetet sociale është publikuar një video prekëse e një fëmijë, i cili e përcjell drejt varrit babanë e vrarë.
Djaloshi që s’mund t’i ndalë lotët shihet duke vrapuar mes turmës së njerëzve derisa arrin te personat që po e bartnin trupin e babait të tij të pajetë.
Ndonëse disa persona mundohen që ta ndalin, ai vendoset në krye të turmës dhe ecën para dy personave që po e dërgonin kufomën në varreza.
Në fund të videos së publikuar në Twitter, fëmija i mërzitur shihet duke bërë me dorë në shenjë të përshëndetjes në drejtim të babait të vrarë.
Ndryshe, luftimet mes Izraelit dhe Hamasit e grupeve tjera islamike vazhduan edhe të mërkurën. Përleshjet po zhvillohen kryesisht përmes sulmeve ajrore dhe përmes raketave tokë-ajër. Deri më tani janë konfirmuar 35 viktima në anën e palestinezëve dhe 5 në anën izraelite.
Poor little Palestinian boy beside himself with grief runs after the body of his beloved 'papa' murdered by the israeli strikes on #Gaza today https://t.co/ZGqkdgQtkW
— Sarah Wilkinson (@swilkinsonbc) May 12, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.