×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo i vetmuar në zhveshtoren e Juventusit, bashkëlojtarët s’e duan më

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 13:21

    Cristiano Ronaldo ka mbetur plotësisht i vetmuar në zhveshtoren e Juventusit, pasi bashkëlojtarët e tij besojnë se klubi i ka thënë atij liri të tepruar, sipas mediave italiane.


    Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon dhe pritet të luajë titullar sonte kundër Sassuolos, transmeton Express.

    Por, sipas La Gazzetta dello Sport, marrëdhënia e tij me bashkëlojtarë nuk është më siç ka qenë pak muaj më parë.

    Shumë lojtarë të Juventusit besojnë se klubi po i jep shumë liri ish-yllit të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

    36-vjeçari nuk stërviti fare në ditën pas humbjes kundër Milanit, duke shkuar për vizitë te fabrika e Ferrarit në Maranello.

    Ai u shoqërua nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, dhe nga kryetari dhe shefi ekzekutiv i Exor,John Elaknn.

    Ronaldo ka munguar disa herë të tjera në stërvitje këtë sezon për arsye të sponsorëve personal, prandaj shumë prej bashkëlojtarëve të tij besojnë se nuk është e drejtë që ai të trajtohet ndryshe nga të tjerët.

    Sipas mediave italiane, tri ndeshjet e ardhshme mund të jenë të fundit për Ronaldon në fanellën e Juves.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!