×
  • Lajme
  • Botë

    Situatë e frikshme në Indi, gjenden në lumë dhjetëra kufoma, viktima të Covid

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 14:15

    Dhjetëra trupa janë gjetur në një lumë në rrethin Panna të Madhya Pradesh të Indisë dhe kanë shkaktuar panik, thanë zyrtarët dhe banorët të mërkurën. Një ditë më parë kufoma u gjetën edhe në lumin Ganga në Bihar dhe Uttar Pradesh.


    Kufomat e gjetura në lumë besohet se janë viktima të Covid. Banorët thanë se trupat po notonin në lumë në Panna për katër ditë, por çështja u bë publike të martën pasi një video e kufomave u bë virale në mediat sociale.

    “Trupat e dekompozuar mund të shihen lehtësisht në lumë. Ne nuk e dimë nëse trupat u përkasin njerëzve të infektuar me Covid-19 apo jo, por kjo është për herë të parë që kemi parë trupa lundrues në këtë lumë. Nuk po lejojmë fëmijët të dalin nga shtëpitë pasi kemi frikë nga përhapja e sëmundjes në fshat, ”tha Rajesh Yadav, banor i Panna.

    Ministri i Burimeve Ujore të shtetit Bihar në verilindje të Indisë, Sanjay Kumar, njoftoi sot përmes Twitter se një rrjetë u vendos në lumë në kufi me shtetin e Uttar Pradesh.

    Zbulimi i 71 trupave në shtetin e Bihar ka ringjallur frikën se koronavirusi tashmë po bën kqrdinë në zonat rurale të Indisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!