×
  • Sport
  • Sport

    La Liga 2021-2026 ekskluzivisht në ARTMOTION

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 15:40

    ARTMOTION siguron të drejtat e transmetimit ekskluziv të kampionatit spanjoll te fubollit LA LIGA për pesë sezonet e ardhshme.


    Kampionati më i ndjekur në botë, vjen ekskluzivisht në Artmotion si një dhuratë e çmuar për abonentët e vet.

    Nga ky vit 2021 e deri më 2026, për pesë sezone rresht, Artmotion do të jetë adresa e vetme dhe ekskluzive e kampionatit më atraktiv në botën e futbollit, LA LIGA e cila do të debutoj këtë vjeshtë.

    LA LIGA sjell çdo javë në Kosovë super-duelet më të mira, me emocionet e papërshkruara që dhurojnë vetëm spanjollët. Pavarësisht nëse jeni tifoz i Barcelonës, Real Madridit apo Atletikos, ekipi juaj i preferuar do të shfaqet në ekrane duke ua shtuar adrenalinën.

    “Me nënshkrimin e kontratës zyrtare për 5 vitet e ardhshme të LA LIGA, Artmotion dhe Kujtesa vulosin pozitën e tyre lider në tregun kosovar duke sjell tek JU, ngjarjet më të rëndësishme në botë. Krahas LA Ligës, në platformat ArtMotion dhe Kujtesa do te transmetohen ekskluzivisht edhe tri ligat më prestigjioze evropiane si: Champions League, Europa League dhe Conference League e cila do të debutoj këtë vjeshtë. Për adhuruesit e basketbollit ju sjellim FBK, NBA, por nuk mungon as Formula 1 dhe Moto GP. Lista vetëm vazhdon”, thuhet në kumtesë.

    “Artmotion si platforma e fuqishme vendore janë të vetmet të cilat krahas sportit ofrojnë përmbatjen më të pasur televizive që ua mundëson abonuesve të tyre të jenë të ngërthyer para ekranit dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme”.

    Jini të vëmendshëm, risitë nuk kanë të ndalur!

    *Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!