×
  • Sport
  • Sport

    U përjashtua nga klubi grek vetëm se bëri ‘shqiponjën’, futbollisti shqiptar fiton gjyqin në vlerë prej 150 mijë eurosh

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 15:43

    Futbollisti shqiptar, Idriz Batha, e ka fituar gjyqin ndaj klubit grek AEK Larissa.


    Batha ishte afër për t’u transferuar tek ky ekip në vitin 2018-të, por kjo u anulua nga kryetari i atëhershëm i klubit, Sotiris Marku, i cili kishte thënë se ky transferim nuk do të realizohej për shkak se futbollisti kishte fotografi duke bërë “shqiponjën” me duar.

    “Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer”.

    Menaxheri i futbollistit shqiptar e kishte dërguar në UEFA çështjen, kurse sot kreu i AEK Larrisa-s, Alexis Kougias, njoftoi sot se klubi e ka humbur gjyqin.

    Kështu tani detyrohet t’i paguajë futbollistit 240 mijë dollarë (rreth 150 mijë euro), një pjesë e së cilës i kanë kaluar tashmë në llogari, njofton Supersport.al.

    “Është një gabim i CEO-s së atëhershëm, Sotiris Marku, i cili në vend të një propozimi, i ka dorëzuar Bathës kontratën finale me kohëzgjatje tre vjeçare. Nga 240 mijë euro të parashikuara në kontratë, gjykata ka vendosur që ne t’i paguajmë 150 mijë euro. Deri tani kemi shlyer 1/3-ën e shifrës dhe kemi kohë deri në fund të vitit për pjesën tjetër, ndaj nuk na rrezikohet bllokimi i merkatos”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!